Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA po mbështet dhe ndihmon Sali Berisha gjithashtu i shpallur ‘non grata’ nga aleati më i madh i shqiptarëve dhe këtë e ka bërë nga televizioni i familjes Berisha. Llalla tha se ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën dhe në këtë mënyrë do të ndihmonte vendin që të integrohej në BE. Llalla shprehet se ish ambasadorja i ka shkuar në zyrë për t’i kërkuar arrestimin e Sali Berishës, ndërsa shtoi se kjo gjë nuk i është kërkuar kurrë nga SHBA.
“Për Sali Berishën më është kërkuar që ta arrestoj, kurse Ilir Meta doli vetë publikisht. Në zyrën time erdhi ambasadorja e BE-së, Vlahutin, dhe kërkonte arrestimin e Berishës për të ndjekur modelin e Kroacisë. Diçka jo normale, pasi më dukej absurd. “Për integrimin e Shqipërisë në BE, ju duhet të fusni Berishën në burg. Kjo është mënyra e vetme dhe ti ke rastin të tregosh forcën tënde dhe të ndihmosh në integrimin e Shqipërisë”, më tha Vlahutin.Vlahutin sapo doli nga zyra ime shkoi menjëherë në zyrën e Metës, i cili nga ana e tij kontaktoi me mua. Për Berishën nuk ka patur asnjë rast hetimi. Për Berishën më kërkoi arrestim vetëm Vlahutin dhe jo ambasadorja amerikane”, tha Llalla.
Ish ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ish ambasadorja e BE Romana Vlahuin ishin ata që bindën të 140 deputetët e kuvendit në 2016 për të votuar reformën në drejtësi dhe pikërisht kjo reformë është bërë edhe arsyeja e sulmeve të vazhdueshme të Sali Berisha ndaj të dy ambasadorëve.
SHBA ka futur në listën e zezë si Adriatik Llallën dhe Sali Berishën për akte korrupsione, ndërsa deri tani me drejtësinë e re, Adriatik Llalla është zyrtari i parë më i lartë shqiptar i dënuar nga një gjykatë e Shqipërisë. Pas kërkesë së SPAK u dënua na Gjykata e Posaçme kundër korrupsioni me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike.