Shkëlzen Velaj, 35-vjeçari që u vra mbrëmjen e kaluar ishtë vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë bashkë me dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj, në ngjarjen e rëndë të vitit 2015 e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”. Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2015, për një kazino në qendër të qytetit bregdetar të Vlorës.
Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët ofenduan dhe dhunuan Xhuliano Lutajn. Ky i fundit kërkoi ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.
Limaj lajmëroi Aleksandër Llanaj dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen do të sqaroheshin në një lokal në lagje “Çole”. Në kohën kur janë takuar të rinjtë kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën të vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.
Në pranga u vunë Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj. Llanaj ndodhet pas hekurave bashkë me dy të tjerët. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Aliaj dhe Begaj kanë marrë nga 35 vite burg secili. Të jetë vrasja e Shkëlzen Velajt, pjesë e këtij zinxhiri? Kjo është pista krysore që grupi hetimor ka mbi tavolinë, që mund të shënojë dhe rikthimin e bandës së Llanajve në skenë.
Në foto Ardi Velaj, vëllai i Shkëlzen Velajt
Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Bega dhe tre viktimat, poshtë
/Gazetari.al/