VLORE/ 10 minuta para mesnatës së të mërkurës, një tjetër atentat i rëndë ka tronditur sërish qytetin ku mbeti i vrarë një 35-vjecar.
35-vjecari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit po ndiqej nga një makinë e dyshimtë dhe ka lënë makinën e tij ndezur e ka ikur me vrap për t’u futur në banesë. Ai e kishte shtëpinë në katin e 5 të një pallati dhe gjatë kohës kur ka hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.
Plumbat në drejtim të 35-vjecarit kanë qenë nga një distancë e afërt dhe mbi të është zbrazur një karikator automatiku dhe sipas policisë 35-vjecari ka ndërruar jetën në spital.
Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona të cilët më pas janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës. Në afërsi të fshatit Risili ata kanë braktisur makinën tip ‘BMW’ pa targa dhe e kanë djegur e më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Viktima Shkëlzen Velaj ishte vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles e cila ndodhir më 7 prill të vitit 2015.
/Gazetari.al/