TIRANË/ Avokati i njohur Spartak Ngjela ka lënë mënjanë komentet dhe opinionet e tij për situatën aktuale dhe politike në vend, për një arsye të veçantë.
Një foto e publikuar nga moderatorja Bora Zemani, ku kjo e fundit shihet e veshur dhe një triko sportvie ngjyrë rozë, ka bërë që Ngjela të mos e fshehë dot simpatinë që ka për të.
“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…,”- shkruan Ngjela krah fotos së Zemanit.