SHBA/ Sulme me armë të njëpasnjëshme kanë ndodhur ditën e djeshme në Kansas të SHBA-së. Deri më tani, katër persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë dy të mitur, pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një periudhe 3 orëshe. Sipas mediave amerikane sulmet ndodhën në të dy anët e lumit Missouri.
Sipas raportimeve, e gjitha filloi rreth mesditës kur policia e Kansas iu përgjigj një skene me të shtëna dhe gjeti një djalë 15-vjeçar që kishte marrë një plagë, por që më vonë ndërroi jetë.