Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Krujë. Burime nga Policia bëjnë se 51-vjecari Artan Ismalaj ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaj, 45 vjece.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.