10 viktima dhe 45 të plagosur, ky është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kosovë, ku u përfshi një autobus nga Kosova. Aksidenti i rëndë u regjistrua në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Franfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën në aksident.
15 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, me stë cilëve edhe një vajzë e mitur, ndërsa 14 pasagjerë dhe shoferi tjetër i automjetit ndodhen në Stacionin Policor të qytetit Kroat, duke pritur akomodimin në një tjetër automjet që do t’i transportojë ata drejt Kosovës.
Nuk ka ende detaje mbi shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shoferi është përgjumur, duke bërë që automjeti të dilte nga rruga duke u përmbysur.
Në një reagim mbi ngjarjen, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se akoma nuk kanë marrë një njoftim zyrtar mbi detajet e ngjarjes, ndërsa thekson se Ministri i Brendshëm është nisur drejt Kroacisë.