GREQI– Zjarret e egra po vazhdojnë të shpërthejnë në ishullin grek të Evia në ditën e tetë radhazi, duke bërë që banorët të largohen nga deti për tu shpëtuar flakëve.
Sipas mediave greke, më shumë se 2,000 njerëz janë evakuuar, me zyrtarët lokalë që thanë se nevojitej më shumë ndihmë për të luftuar zjarret që kanë shkatërruar pjesë të ishullit.
Në Evia, një ishull i madh në veri dhe lindje të Athinës, dy fronte zjarri kanë shkatërruar mijëra hektarë tokë, së bashku me një numër shtëpish dhe biznesesh. Zjarrfikësit janë përpjekur të mbajnë larg zjarret në një numër fshatrash në ishull.
Greqia dhe Turqia fqinje janë duke luftuar me flakët shkatërruese për gati dy javë pasi rajoni pëson valën e tij më të keqe të të nxehtit në dekada. Temperaturat janë rritur në 45 gradë celcius në Greqi.