Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit të Romeo Laze, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar kokainë e 6 mjete të ndryshme.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në banesat, automjetet dhe motomjetet që 2 ortakët përdornin, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 255 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, 1 armë gjahu dhe muncionon luftarak, 3 peshore elektronike, një presë metalike, një shumë e konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 4 targa automjetesh dhe 1 pajisje DVR.
41-vjeçari Romeo Laze nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton i kërkuar në 2011 për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”. 41 vjeçari është pronar i një lavazhi, si dhe i garazhit, ku përpunohej kokaina e më pas shitej në Sarandë e Ksamil, ndërkaq merrej dhe me shit blerje makinash. Nga sa shihet në postimet e tij në rrjete sociale ai bënte jetë luksoze dhe shëtiste makina të shtrenjta e të shpejta.
Kujtojmë se brenda 3 muajsh Policia e Sarandës ka goditur 2 baza të shpërndarjes së kokainës dhe 3 baza të shpërndarjes së “cannabis sativa”. Veç shpërndarësve, policia ka arrestuar edhe shtetas të ndryshëm me sasi të vogla, të cilët kane rezultuar përdorues të lëndës narkotike.