TIRANË-Gjatë natës së kaluar një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën Astirit në Tiranë. 2 gra kanë mbetur të plagosura pasi ka rënë një ashensor nga një pallat. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra prej ndodhe në gjendje më të rëndë ndërsa tjetra është rikthyer në banesë. Ato kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është shkëputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë. Njëra prej të plagosurave është shtatzënë ndhe rrezikon seriozisht jetën.
“Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia.
Dy gratë kanë qenë brenda ashensorit, kur ai përplasur me fuqi në katin e parë pas shkëputjes. Pallati është i kompleksit Fratari në Astir, me ndërtues Dine Fratarin.
Administratori i Pallatit dhe përgjegjësi i kompanisë së ashensorëve janë të shoqëruar për në Komisariatin nr. 6 në Tiranë për të dhënë shpjegime. Administratori është personi përgjegjës për tu kujdesur për ashensori, duke pasur parasysh edhe kolaudimin periodik të detyrueshëm të paktën 1 herë në vit.
Ende nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndërkohë që ka një version se rrëzimi mund të jetë bërë për shkak të ikjes së energjisë elektrike.