SPANJE – Shtëpia e Real Madridit: Gareth Bale, në fakt, u dëmtua në stërvitjen e tij të fundit në “Bernabeu” të shtunën e kaluar para ndeshjes ndaj Celta, ndërkohë që do të humbasë edhe ndeshjen e së mërkurës për Champions League kundër Interit.
Sulmuesi, i cili nuk figuron në listën e skuadrës së Ancelottit, u largua nga stadiumi duke çaluar dhe me një fashë të dukshme në kofshën e këmbës së tij të djathtë. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi uellsian vuan nga një dëmtim në kavilje të këmbës.