Kancelarja gjermane Angela Merkel zgjodhi Tiranën për të dhënë ‘mesazhet e lamtumirës’ vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të vendin e saj, pas të cilave ajo ka deklaruar largimin pas 16 vitesh në krye të një prej shteteve më të rëndësishëm të BE-së. Konferencën e fundit me një drejtues qeverie pas dhjetëra të tilla në 4 mandate kancelare, Merkel zgjodhi ta realizonte me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Mesazhet dhe deklaratat e saj ishin të drejtpërdrejta. Teksa u kujdes të uronte Shqipërinë për arritjet në këto vite, në veçanti për sistemin e drejtësisë, Merkel tha se vendi ynë e meritonte që së bashku me Maqedoninë e Veriut të hapeshin negociatat por kjo u pengua nga vetoja bullgare dhe për këtë i vinte shumë keq. Sipas saj rajoni i Ballkanit ka ndryshuar shumë në krahasim me të kaluarën. Bashkëpunimi në shumë dimensione është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme.
Së bashku me Kryeministrin Rama ajo e konsideroi Procesin e Berlinit si gur themeli për nisjen e komunikimit jo vetëm mes Shqipërisë dhe Serbisë, por të gjithë rajonin që të shohë drejt së ardhmes.
Nga ana e tij Kryeministri Rama nuk e fshehu në asnjë rresht të fjalës së tij vlerësimin maksimal për Kancelaren Merkel dhe rolin e saj në historinë e Ballkanit, siç vetë Rama nënvizoi.
Sipas tij me Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë se para nismave të znj. Merkel.
“Askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se sa kancelarja gjermane dhe ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane”, tha Rama, teksa u kujdes të nënvizonte se në historinë e këtij rajoni Merkel ka vendosur një gur kilometrik për gjenerata të tëra.
Kancelarja Merkel u prit sot në Tiranë me një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Rama e nderoi Kancelaren Angela Merkel me medaljen ‘Ylli i mirënjohjes publike’. Vetë Kancelarja tha se ndihet e vlerësuar dhe shprehet e kënaqur që ka bashkëpunuar me Ramën.