Ministrja e Jashtme holandeze, Sigrid Kaag, dha dorëheqjen pas akuzave të ngritura nga parlamenti për keq menaxhim të krizës së evakuimit nga Afganistani, muajin e kaluar.
Ligjvënësit miratuan një mocion në të cilin kritikonin qeverinë për dështimin në evakuimin e disa afganëve të cilët kishin mbështetur Holandën në punën e tyre dhe gjithashtu për aftësinë për të marrë sinjalet e duhura të cilat tregonin marrjen e kontrollit shumë shpejt prej talebanëve.
Dorëheqja e Kaag vjen një ditë pasi britaniku edhe homologu I saj britanik Dominic Raab , u hoq nga pozita e tij si ministër I jashtëm pasi ishte kritikuar gjerësisht për mënyrën se si ai përballej me situatën në Afganistan.
Kaag tha se qëndron pas veprimeve të saj, por pranoi vendimin e deputetëve. Holanda arriti të evakuojë rreth 2,000 njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit të gushtit, megjithatë la pas qidra bashkëpunëtorë.
Kaag pranoi se Qeveria holandeze ka vepruar në bazë të “supozimeve të gabuara”, por tha se ngritja e shpejtë e talebanëve në pushtet i ka habitur të gjithë, “përfshirë edhe vetë talebanët”.
Afganët që kanë punuar me forcat ndërkombëtare gjatë 20 vjetëve të fundit, kërcënohen nga talebanët.