Kryeministri Rama nga Ministria e Brendshme në ceremoninë e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, një yll mes yjeve të Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit. Saimir Hoxha u vra dy ditë më parë në krye të detyrës në Vain të Lezhës, nga 21 vjeçari Aldi Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se fëmijët nuk do të braktisen nga shteti deri sa ata të shkojnë në moshë madhore, edhe pse mungesën e të atit nuk mund ta zëvendësojë dot askush.
“Kjo është në ngjarje e trishtë, ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm dhe ne do të përkujdesemi për ta siç kemi nisur që dje të përkujdesemi për familjen e tij deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë. Natyrisht që 170 % e pagës së babai për fëmijën nuk thotë asgjë në raport me humben dhe as ato 50 mln lekë që i akorduam familjes nuk thotë asgjë për humbjen, po është një lehtësim të mendosh se fëmijët do të jenë të shoqëruar përdore jo i vetëm nga nëna por edhe nga shteti dhe nuk do i mungojë asgjë njësojë sikur babi të ishte në jetë, përtej mungesës së tij që asnjë nga ne nuk e zëvendëson dot. Nderime e lavdi përjetë të gjithë dëshmorëve te atdheut që sot u bashkohet edhe ylli i Saimirit”, tha Rama.