Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka njoftuar se prej të gjithë nëpunësve të sektorit publik në vend kërkohet që të marrin vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) deri më 30 tetor.
Në konferencën për gazetarët në kryeqytetin Ottawa, Trudeau tha se përveç nëpunësve të sektorit publik, edhe punonjësit e kompanive shtetërore, si dhe të gjithë pasagjerët që dëshirojnë të udhëtojnë me avion, stacion hekurudhor dhe përmes detit janë të obliguar të marrin vaksinën kundër COVID-19.
Nëpunësit shtetërorë doemos duhet që deri më 30 tetor të kenë dëshmi se janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19. Nevojitet që autoritetet federale të miratojnë vendimin për vaksinimin e detyrueshëm deri më 29 tetor.