Durrës- Moti i keq në portin e Durrësit ka shkaktuar një përplasje mes tragetit ‘Ventouris’ me anijen cargo ‘Professor B’. Trageti i cili ishte nisur drejt Barit të Italisë mbante me vete 173 pasagjerë, 34 makina dhe 20 kamionë. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës te bankina tregtare në Portin e Durrësit. Nga ngjarja nuk rezultojnë të lënduar ndërkohë për të drejtuar tragetin u deshën 2 rimorkiatorë në mënyrë që të kthehej në drejtimin normal. Pas rënies së rrezikut dhe kthimit në gjendje normale të tragetit, 2 rimorkatorët e kanë shoqëruar tragetin ‘Ventouris’ drejt bankinës tregtare. Udhëtimin me destinacion Barin u nis me disa ora vonese.