Dy ton ilaçe kontrabandë janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Mësohet se policia ka arrestuar dy personat me inicialet A.B., dhe A.P. Burime bëjnë me dije se vlera e ilaçeve kap shifrën prej 119 mijë euro.
Ilaçet kontrabandë u kapën në një automjet me targë ‘AA249NN’. Sasia e medikamenteve prej 1950 kg ose 8793 kuti nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar.
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” të parashikuara nga neni 173 të Kodit Penal, shtetasit A.B dhe A.P. Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.