Sali Berisha i ka shkuar në seli, teksa Lulzim Basha ka vijuar mbledhjen e tij për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD. Vetëm një korridor i ndan Bashën nga Berisha.
Mbërritja e Sali Berishës në selinë e PD ka tensionuar në maksimum tensionet brenda kësaj partie, por për mbështetësin e ish-kryedemokratit, Lisandër Hoxhën, ajo që ata po bëjnë është diçka krejtësisht normale. Për Report TV, Hoxha u shpreh se ata u futën në partinë e tyre duke theksuar se do të bëjnë çdo gjë për t’i kthyer legjitimitetin PD.
“Ka një mbledhje të deputetit Basha, ne nuk e dimë me kë është mbledhur. Nuk ka asnëj lloj tensionimi, është çdo gjë normale. Ky është moment feste për demokratët ndaj ne po mblidhemi të gëzuar, nuk është matje forcash, matjen e forcave e kishim institucionale me 11 dhjetor. Ne jemi në partinë tonë dhe nuk po bëjmë asgjë të keqe veç se po e ngremë, po e rithemelojmë. Ne nuk mund të imagjinojmë çfarë do bëjë Basha, ne do bëjmë gjithçka për ta kthyer PD në legjitimitet”, tha ai.
Një moment tensioni është regjistruar në seli, ku një nga mbështetëset e Lulzim Bashës, thërriste me të madhe “Basha”, teksa ka ngritur zëri dhe akuza se i kanë bërë presion. Atë është përpjekur që ta qetësoj aktori Julian Deda, mbështetës i Berishës.
Demokratja: Ca i bëra unë, të ma thonë, s’po bëj asnjë skandal, as s’po gjuaj, as s’po shaj, më bënë presion, nuk i kam asnjë faj askujt, kam ardhur për punën time, kush ka punë personale me mua le të vij. Unë nuk i kam asnjë faj askujt, më thanë do të tërheqim zvarrë, le të vinë këtu, nuk i kam frikë.
Jul Deda: Hajde me mua, unë jam me ty
Demokratja: Jo mor burrë ti s’je me mua
Mbërritja e Sali Berishës në selinë e PD, në një kohë kur vetëm pak metra larg tij Lulzim Basha po zhvillon mbledhje me Kryesinë, ka tensionuar jo pak situatën në partinë më të madhe opozitare në vend. Në hollin e selisë shihet një prani e e shtuar mbështetësish të liderit dhe ish-liderit të PD.
Ai tha se ka mbërritur në seli si anëtarët i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, të ngritur në Kuvendin e 11 dhjetorit, të cilët janë Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani., Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Evi Kokalari, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha dhe Tritan Shehu.
Sali Berisha ka zhvendosur ‘Foltoren’ në selinë blu, ku ka mbajtur fjalimin pas mbledhjes së zhvilluar me Komisionin e Rithemelimit në PD. Ai ka pasur një ftesë për deputetët demokrat që t’i bashkohen.
” Nga të gjitha konferencat e shtypit të karrierës sime 31 vjeçare, miu garantoj s ekjo konferencë është më e veçanta, kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit kombëtar të Rithemelimit të PD, ngjarje kjo absolutisht unike, si monument lirie. Jehona e këtij kuvendi, siç ishte unik në llojin e tij është e jashtëzakonshme në çdo votw dhe zemër, ndjej keqardhje që sot jeni të gjithë në këmbë, por domethënia e këtij qëndrimi është e madhe, nga një anë keni njeriu që grumbulloi karriget në zyrën e tij, i çmendur me pasionin e karrigeve, çdo karrige të thyer t’ia sillni njeriun e pasionit, që s’punon për karrige por punon për liritë e demokratëve dhe shqiptarëve. Në mbledhjen që sapo përfundoi, u dërgova në mbështetje të përzemërt të gjihë demokratëve dhe nëpërmjet jush përcjell një thirrje të pwrzemwrt e miqësore, ndaj çdo demokrati që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD e rithemeluar është i mirëpritur dhe krah hapur, ju e ndoqët vetë Kuvendin, a kam të drejtë unë t’u them të gjithë deputetëve të PD se nëse do ishit në Kuvend, ju për herë të parë do mund të që shprehnit lirisht mendimet, opinionet dhe propozimet, pra ishte një rast i humbur, por megjithatë, unë jam nga ato që them më mirë vonë se kurrë, unë u ktheva me vonesë, ndaj për ata nuk është vonë”, tha Berisha.
Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se i ka mbledhur kartat anëtarësisë së PD-së dhe nuk ua kthen më, në mënyrë që të mos votojnë shkarkimin e tij.
“Kjo javë revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të partisë të shkarkimit të Bashës. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin. Bazuar në punë e shkëlqye që bëri Komisioni i Drejtimit të Kuvendit, po atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit. Do bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ju informoj se ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Konkretisht ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta. I ka mbledhur kartat e nuk ua ka kthyer kartat e anëtarësisë, është plaçkitje, është akt që ngjitet në nivelin e krimit elektoral”, tha Berisha.
Sali Berisha ka zbuluar vendimet e marra në mbledhjen e sotme në Komisionit të Rithemelimit të PD në selinë blu, teksa tha se në këtë parti të riorganizuar, ka vend edhe për Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin.
” Ngriti Komisionet që do japë udhëzimet për votimin, për organizimin e referendumit, vendosi të ndajë të deleguarit që do bashkëpunojë me degët për referendumit. Që të dy janë dhe do të mbeten deputet i PD, unë e di që Basha ka probleme të mëdha me drejtësisë, shqiptare dhe belge, por gjersa të provohet fajësia në gjykatë, neni universal i prezumimit të pafajësisë”, tha Berisha.
Nga selia e PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar për protesta për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. Ai tha se ‘revolucionin’ nuk ndal njeri.
“Protesta kombëtare ishte dhe është një opsion më datën 18, por problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë edhe shpëtojnë, domethënë Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi refedendimi i “peng Bashës” se do kishte pasur gjithë Shqipërinë në Tiranë por do vijë shumë shpejt se revolcionin nuk e ndal dot kush. Asnjë inident mes demokratëve nuk ka e s’mund të ketë”, tha Berisha.
Një nga pyetjet që i është bërë Sali Berishës është marrëdhënia që do të ketë me SHBA. Ai vijon të këmbëngulë që kjo marrëdhënie do të jetë i mirë edhe pse Amerika e ka shpallur si “person të pa dëshiruar”.
“Nëse zgjidhem në krye të PD orientimi por perëndimorë, pro NATO dhe SHBA do të njohë një rritje të paparë , nuk lëvizë unë kurrë nga këto parime, vetë këto lëvizje, kushdo që lexon statutin është sanksionimi më i madh dhe më i fuqishëm i vlerave. Ambasadori më i nderuari, por s;kam pranuar kurrë një guvernator. Ato nuk kanë pranuar që të t’u diktojnë shqiptarëve se kush hyn në parlament apo jo, nuk kanë pranuar që përfaqësuesja e tyre të tregojë se kë të pranojnë dhe kë jo, nuk do të pranohet, do respektohet në shkallë maksimale si ambasador, por jo si guvernator, të merret me një sistem drejtësie që është në gjendje katastrofave, më thoni ju mua, në 2020 SPAK ka pasur 1/6 e ndjekjeve penale për korrupsion, do pranojnë shqiptarët një gjë të tillë”, tha Berisha.
Sali Berisha është i vendosur që të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, e madje nuk shikon as rival, duke shtuar se ai ka një mbështetje të gjerë. Megjithëse nuk ka asnjë garë, ende për kryetarin e PD-së, Berisha tha se rikthimet kanë qenë gjithmonë të suksesshme dhe as nuk e ka ndërmend që të largohet.
‘Jam i vendosur nëse do anëtarësia e PD-së, por të jemi realistë, nëse rikthehemi pak këto dy muajt e fundit ju keni parë edhe në sondazhe edhe në salla dëshirën e madhe të shqiptarëve që unë të rikthehem. Cilido që mund të më kalojë është i mirëpritur, por të gjitha ata qindra njerëz më presin. Rikthimet kanë qenë gjithmonë sukses e të garantuara! Ç’të bëj unë të largohem? Jo!’- tha Berisha.
Sali Berisha ka refuzuar që të tregojë se për kë ka votuar në zgjedhjet e korrikut për kryetar të ri të PD.
“Top Secret”, ka thënë Berisha.
Në garë ishin Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Hardhi.
Situata në selinë e Partisë Demokratike është tensionuar. Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, thotë se i kanë bastisur zyrën, i kanë vjedhur dokumentet personale dhe i kanë ndërruar bravën, ndërsa ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë disa të rinj që e shoqërojnë brenda selisë Këlliçin, dëgjohen dhe shihen të tregojnë me gisht ‘Shiko, ja ku janë njerëzit me armë, ja shikoni filmoni! Ka njerëz me armë’! Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë kreu i FRPD-së, i cili thotë se ka shumë tension dhe ka njerëz të armatosur.
“Pres policinë shkencore sepse më është vjedhur zyra, të bëhet ekspertiza, më kanë vjedhur të gjitha të dhënat personale, dhe ka shumë tension se ka njerëz të armatosur”, tha Këlliçi në bisedën e tij me policinë.
Pas Belind Këlliçit, edhe Sali Berisha flet për persona të armatosur.
“Bandat e qeverisë kanë hyrë edhe në selinë e PD. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë, të rinjtë thonë se erdhën dhe na kërcënuan me armë, janë në një hapësirë tjetër, nuk jam i rrezikuar, të rrezikuar janë ato që lozin me banda, se të fusin njerëz të armatosur është krim i shëmtuar, të mbajnë ato përgjegjësi. Demokratët të distancohen menjëherë nga këto akte të turpshme, ata që na kthenin armët ne, ishin kriminelë të sigurimit të shtetit, bandit të ish-diktaturës, por që ish-kryetari të kryejë një akt të tillë, përbën një krim të shëmtuar të gjithë anshëm. “, tha Berisha.
Heqja e ‘non grata-s’ nga SHBA për ish-kryeministrin Sali Berisha mbetet qëllimi kryesor. Edhe nga konferenca e mbajtur sot nga PD, Berisha një pjesë të madhe të fjalës së tij foli për këtë çështja.
Teksa tha se pret nga SHBA-të që të kërkojë falje për shpalljen “non grata” pa asnjë provë. Ai vijoi duke thënë se nëse një ndjesë e tillë do të vinte ai do ta pranojë atë.
“Padiskutim , që nëse do të ketë një apology, unë do ta pranoj,” tha Berisha.