TIRANË – Policia e kryeqytetit, në 24 orët e fundit, ka vënë në pranga 10 persona për vepra të ndryshme penale. Kështu, janë arrestuar në flagrancë të shtetasve A. S., 20 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shkop metalik (shufër hekuri) dhe një pistoletë sportive.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. V., 45 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u konstatua në një lokal, jashtë banesës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:
Vihen në pranga 10 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Sh., 41 vjeç pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u konstatua në rrugën “Hoxha Tahsim”, jashtë banesës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. S., 20 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shkop metalik (shufër hekuri) dhe një pistoletë sportive. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. V., 45 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u konstatua në një lokal, jashtë banesës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– D. Sh., 25 vjeç , pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi;
– T. Ç., 38 vjeç; S. L., 31 vjeç dhe J. B., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
– F. H., 18 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi A. G.
– E. V., 20 vjeçe pasi u kap duke drejtuar mjetin e saj pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.