ELBASAN– Një grua ka kallëzuar në polici humbjen e vajzës së saj të mitur. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gruaja me inicialet M.K., ka denoncuar se e bija është larguar nga banesa një ditë më parë.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë, e vogla nuk është kthyer në shtëpi.
Njoftimi i policisë: Më datë 18.12.2021, shtetasja, M. K., ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, e mitur me iniciale E.K., banuese në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.