Të jetë nën reflektorë asaj i pëlqen dhe është mësuar ta bëjë shumë mirë këtë. Që kur asaj i është rindezur pasioni për Ben Affleck, Jennifer Lopez ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Shumë e bukur, me grint, e sigurt në vetvete, pavarësisht se mban mbi supe 52 vite, artistja shfaqet e admirueshme dhe në superformë.
Jeniffer Lopez është një lolitë seksi dhe intriguese. Protagoniste e një seti fotografik, Lopez shfaqet në një sallë lojërash fati, duke çmendur të gjithë ata që shijojnë këto foto. Look-u i saj duket se vjen nga vitet 90′, me bishtalecat e një adoleshenteje dhe një fustan të shkurtër të Marco Marco.