Pas i konsideroi dje si dy kufoma politike protagonistët e përplasjes në PD, Berisha dhe Basha, Kryeministri Rama ka thirrur sot në bashkëbisedim demokratët. Rama ka nisur në Facebook bisedën live. Kur shumë kush aludoi se protestat e dhunshme të 8 dhjetorit do t’i jepnin kënaqësi kryeministrit Edi Rama, përmes një komunikimi të drejtëprdrejtë në Facebook ai e përgënjeshtroi këtë dhe dha versionin e tij.
Ndodhia e djeshme ishte shumë e rëndë për demokratët por ishte e rëndë edhe për të gjithë shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë në fakt. Disa të huaj më kanë telefonuar dhe më kanë pyetur nëse është e vërtetë që është sulmuar Selia e opozitës nga mbështetësit e saj. Një lajm sa i rëndë aq edhe qesharak që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj.’- tha Rama.
Kreu i qeverisë tha edhe një herë se fitoret e tij i ka arritur ndërsa tani intereson si të fitojnë shqiptarët. Për kundërshtarët e tij, foli me tone të ashpra duke i akuzuar se kanë parimin përça dhe sundo. I vendosur përballë reagimeve të demokratëve për ndërhyrjen e policisë, Rama u shpreh se u treguan profesional dhe se shmangu përgjakjen që kërkohej nga organizatori. Rama tha se e ka të vështirë ta kuptojë se si mund që dikush të besojë se Basha po mbron orientimin euroatlantik të PD dhe Berisha po mbron dinjitetin njerëzor me çekiç.
Që në reagimin e tij dje, Rama i bëri një një thirrje demokratëve që t’i bashkohen për të bërë çtë munden për një Shqipëri më të mirë. E paprecedentë ishte ajo që ndodhi ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike. Militantë të Sali Berishës dje kanë ‘pushtuar’ katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Varetë, shkallët, levat, çekiçët, trapanët dhe mjetet e tjera të ‘arsenalit të pushtimit’ e ndihmuan ish-Kryeministrin të merrte vetëm katin e parë të godinës, ndërkohë që Lulzim Basha qëndroi i paprekur në ‘fronin’ kaq të lakmuar të ‘Kështjellës’ blu në katin e dytë. Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur me vonesë sipas tij, duke marrë në kontroll situatën. Policia ka rrethuar me shirit ‘skenë krimi‘ godinën.