Interi ka siguruar sot SuperKupën e Italisë, duke mundur pas kohëve shtesë Juventusin me shifrat 2-1. Ekipi zikaltër ka triumfuar në një ndeshje dramatike, të vendosur nga goli i Aleksis Sançez në minutën e 121-të.
Interi nuk fitonte SuperKupën që nga viti 2010, por zikaltërit e Inzagit treguan që në start se e kërkonin me ngulm këtë trofe .Juventus kaloi fillimisht në avantazh kur në minutën e 25-të, Alvaro Morata jep një pasim fantastik në zonë atje ku Weston McKennie arrin që ta dërgojë topin në rrjetë.
Në minutën e 35-të Dzeko i rrëmben një 11-metërsh me zgjuarsi De Sciglios që gabon duke i shkaktuar faull në zonë. Nga pika e bardhë Lautaro Martinez arin që të mposht portierin Perin.
Rastet munguan edhe në këto fraksion loje, ndonëse të dy palët freskuan repartin e avancuar dhe kur dukej se gjithçka do shkonte te gjuajtjet e penalltive, erdhi goli i papritur i Sanccez në frymën e fundit. Kiliani vulosi fatin e ndeshjes me gjuajtjen e tij për t’i dhënë fitoren 2-1 Interit dhe SuperKupën e 6 në historinë e klubit.
INTER-JUVENTUS 2-1
34′ (p) L. Martinez, 120’+1′ Sançez / 25′ MekKeni
FORMACIONET ZYRTARE
Inter: Handanoviç, Skirnjiar, De Vraj. Bastoni, Dumfrajs, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Xheko, L. Martinez.
Trajner: S. Inzagi
Juventus: Perin, De Shiljo, Rugani, Kielini, Aleks Sandro, MekKeni, Lokateli, Rabio, Bernardeski, Kulusevski, Morata.
Trajner: M. Alegri