Sali Berisha është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje lidhur me rolin e tij në 8 janar dhe organizimin e protestës që përfundoi me shkatërrimin e selisë blu, ”Kështjellës’ së demokratëve.
Berisha është thirrur për t’u paraqitur nesër në orën 11:00, ndërsa po sot, në orën 12:00 është thirrur për të dëshmuar Flamur Noka.
Ndërkohë nesër radha është e kryedemokratit Lulzim Bashës dhe e numrit 2 të demokratëve, Gazment Bardhi, më konkretisht në orën 11:00 dhe 12:00.
Berisha nuk është në listën e personave të arrestuar apo të vënë në hetim për 8 janarit. Berisha tha se është i gatshëm të shkojë të dëshmojë nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së, e tashmë që thirrja i është dërguar, mbetet për t’u parë nëse ish-kryeministri do të shkojë për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.
Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.