Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë hapur dyert për një kafshë shtëpiake. Për herë të parë, një mace po jeton në Shtëpinë e Bardhë. Emri i saj është Willow dhe është një mace ferme 2-vjeçare, me sy të gjelbër, gri dhe të bardhë nga Pensilvania, e cila së pari tërhoqi vëmendjen e zonjës së parë Jill Biden gjatë fushatës.
“Willow po vendoset në Shtëpinë e Bardhë me lodrat e saj të preferuara, ëmbëlsirat dhe shumë hapësirë për të nuhatur dhe eksploruar,” tha Michael LaRosa, zëdhënësi i zonjës së parë.
Menjëherë pas postimit të Biden të maces së famshme Willow, Presidenti Meta ka replikuar me një foto të maces së tij, Sashës duke i uruar mirëseardhjen Willow dhe duke e përshëndetur nga Shqipëria.