3 persona janë arrestuar gjatë dy operacioneve të ndryshme në Lezhë, pasi janë kapur me rreth 50 kg kanabis. Kjo sasi e konsiderueshme kanabisi është kapur gjatë operacioneve ‘Munella’ dhe ‘Kaçinari’ të zhvilluar brenda 12 orëve.
Në kuadër të operacionit “Munella”, janë arrestuar shtetasit Vitor Lleshi, 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen dhe Paulin Nikolli, 43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale. Dy trafikantët u kapën me thasët me kanabis në duar në mes të dëborës në fshatin Domgjon. Pas arrestimit të kanabisit u sekuestruan 31 kilogramë e 600 gramë kanabis.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.