TIRANË/ Jehon Breçani 19 vjeç, përgjegjësi i aksidentit të rëndë të ndodhur dje pasdite në Tiranë është vënë në pranga ditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë, Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani është prangosur pasi përplasi me mjetin e tij luksoze 24-vjeçaren shtatzënë Xhesina Gega. E plagosura ka marrë dëmtime të shumta dhe ka humbur njërën këmbë. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë. Një 23-vjeçare shtatzënë, Xhesina Gega ka mbetur pa këmbë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi u aksidentua nga Jehon Breçani. Rreth orës 19:30 të pasdites, e reja po priste urbanin, në momentin që Breçani humbi kontrollin e mjetit të tij dhe doli nga rruga.